Lajme

Mustafa: Ia hapëm dyert Kosovës në botë!+

05/17/2017 21:51
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa thotë se gjatë mandatit të tij qeverisës Kosovës i janë hapur dyert në botë pas shumë vitesh.

Ai ka përmendur çmimin si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore” për të shtuar se kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme “do të vazhdojë me fuqizimin e imazhit të Kosovës në botë”.

Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

Ia hapëm dyert Kosovës në botë, pas shumë vitesh.

Na mirëpritën në SHBA, në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë, në vendet tjera të BE-së dhe më gjerë.

Morëm vlerësimet më të larta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Morëm Çmim si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore” në Forumin Botëror të Investitorëve.

Koalicioni LDK, AKR, Alternativa… me kryeministër Avdullah Hotin, garanton fuqizimin e mëtejmë të imazhit të Kosovës në botë dhe orientimin euroatlantik të shtetit tonë.

09/23/2017 22:25

Behgjet Pacolli, super optimist për anëtarësimin e Kosovës në OKB!