Lajme

Mustafa: Hoti e luftoi krimin dhe korrupsionin në dogana dhe ATK

06/04/2017 21:10
nga:Y.K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë të dielën në Klinë se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, e ka luftuar dhe e ka ndalur krimin dhe korrupsionin në Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore dhe si rezultat i kësaj janë shtuar të hyrat në arkën e shtetit për 400 milionë euro.

“Profesor Hoti ka dhënë dëshmi se si luftohet krimi dhe korrupsioni. Meqenëse ai ka arritur që ta luftojë dhe ta ndalë krimin e korrupsionin në Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore, këtë do ta bëjë në të gjitha institucionet tjera gjatë mandatit katërvjeçar”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se Hoti është i guximshëm, i aftë dhe punëtorë për të drejtuar qeverinë e ardhshme.

Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkimi i partive të djathta, shoqërisë civile, grave dhe të rinjve do të rezultojë me fitoren e sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ky bashkim vlerash po i frikëson koalicionin e natës në humbjen e sigurt. LDK dhe partnerët e saj, do të korrin fitore të thellë për të mundësuar krijimin e shpejt të qeverisë dhe vazhdimin e projektit për zhvillimin e vendit, të cilin e ndërprenë ata që po kërkojnë ta vazhdojnë kapjen e shtetit”, ka thënë Hoti.

Fadil Gashi, kryetar i Degës së LDK-së në Klinë ka thënë se Abdullah Hoti është njeriu i duhur për ta udhëhequr Qeverinë e re.

“Është i duhuri për zhvillim, për raporte të mira me partnerët tanë, sidomos me ata që ne themi se do të kemi miqësi të përhershme. Kosova nuk meriton të udhëhiqet nga ata që gjithë ditën shëtitën nëpër prokurori dhe gjykatë për korrupsion, ndërsa në mbrëmje kërkojnë votën e qytetarit”, ka thënë Gashi.

11/22/2017 22:31

Mustafa: Nëse argumentohet se kufiri është në Zhlep e Çakorr, LDK do ta votojë demarkacionin