Lajme

Mustafa flet për ultimatumin e Pacollit (Video)

08/10/2017 21:48
nga:Gazeta Blic

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli të mërkurën dha një ultimatum. 10 ditë kohë kanë Isa Mustafa dhe Albin Kurti që të merren vesh për formimin e Qeverisë, në të kundërtën Pacolli tha se qëndrimi i AKR’së në këtë koalicion është i pakuptimtë.

Isa Mustafa e ka komentuar këtë deklaratë, njohësit e vlerësojnë se Pacolli po bënë një lloj flirti me koalicionin tjetër.

Koalicioni PAN edhe të enjten ka bojkotuar seancën e Kuvendit, me ç’rast as pas dy muajve të mbajtjes së zgjedhjeve nuk po arrin të konstituohet.

Në anën tjetër kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se i ka thënë kreut të LDK-së, Isa Mustafa, dhe Albin Kurtit nga LVV-ja se nëse brenda dhjetë ditëve nuk merren vesh për formimin e Qeverisë, atëherë qëndrimi i tij në koalicion është i pakuptimtë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka komentuar këtë.

Thotë se deklaratën e Pacollit nuk e sheh si ultimatum.

Beson se Pacolli do t’i qëndroj besnik koalicionit LAA.

Hulumtuesi i Lartë në KDI, Artan Murati, tha se AKR-ja është pjesë e koalicionit me LAA-në dhe deklaratat publike do të duhej t’i kishte në koordinim me partnerët e saj.

Por, Pacolli ka folur sërish.

“AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vet dhe jemi koherentë me propozimet tona që i kemi dhënë nga dita e parë. ….Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës çdo ditë (vetem deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN). Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike kurse nga PANI sa ma shpejtë të vijnë në Seancë e mos ta vazhdojnë bllokadën”

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara qendrore AKR-ja nuk arriti ta kalonte pragun zgjedhor dhe për pasojë mbeti e pa përfaqësuar në Kuvend dhe Qeveri.

10/16/2017 20:29

Rrobat e viktimave të luftës në Kosovë ruhen në kushte më të mira