Lajme

Mustafa “fajtor” i pakënaqësive të serbëve të Kosovës

07/13/2017 20:38
nga:F.B

Faji për gjendjen në komunat serbe respektivisht të serbëve të Kosovës i atribuohet direkt qeverisë së Kosovës.

Atmosfera jo demokrative para zgjedhjeve, tensionimi i situatës ka të bëjë edhe me mosrespektimin e të drejtave të serbëve të Kosovës dhe frustrimit të kësaj pjesë të popullatës.

Gazetari, Budimir Niciq në debatin për qëndrimet e serbëve pas zgjedhjeve në Rubikon të KTV-së drejtoi gishtin kah kryeministri aktual, Isa Mustafa.

“Prishtina në njëfarë mënyrë i shtynte serbët kah Beogradi sepse edhe Prishtina ndaj serbëve nuk sillet sikurse ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Serbët këtu mund të flasin por serbët këtu janë qytetarë të rendit të dytë. Kur e keni parë Isa Mustafën të shkonte në një mjedis serb për të folur me qytetarët dhe t’i pyesë për problemet, kur e keni parë atë në mediet serbe, unë e kam ftuar disa herë në emisionin tim, kur e keni parë t’i vizitojë të kthyerit të cilët po sulmohen çdo ditë, kur e keni dëgjuar të fliste për të drejtat e serbëve të cilat shkelën në çdo hap, atëherë çfarë të bëjnë serbët përpos të kthehen kah Beogradi”, ka thënë ai.

Dora e zgjatur e Beogradit është padyshim e dukshme në politikën dhe jetën e serbëve të Kosovës. Mirëpo, sipas Niciq, ky ndikim i Beogradit dhe vetë Beogradi duhet të përdoret për zgjidhjen e problemeve të tyre.

09/19/2017 20:15

Debati për Kosovën, i bën “pikë e pesë” serbët (VIDEO)