Lajme

Mustafa: Dr. Baxhaku do ta kurojë Prizrenin nga plagët e qeverisjes së keqe

08/25/2017 17:27
nga:M H

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku është njeriu i qëlluar për ta marrë këtë detyrë.

Mustafa ka thënë për Baxhakun që me profesion është kirurg, se do ta kurojë qytetin nga plagët, që siç thotë ai, e qeverisjes së keqe.

“Dr. Hatim Baxhaku, një kirurg shumë i suksesshëm i Prizrenit, do ta kurojë Qytetin e tij nga plagët e qeverisjes së keqe”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Është njeri i qëlluar për kryetar të komunës së Prizrenit, i caktuar nga LDK”, ka shtuar ai.

09/24/2017 12:22

Voton edhe presidenti gjerman