Lajme

Mustafa: Dimensionet e fitores historike u konfirmuan sot në Gjilan

06/07/2017 22:46
nga:D.I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka vlerësuar sot se simensionet e fitores historike të 11 qershorit u konfirmuan sot në tubimin madhështor në Gjilan.

“Dimensionet e Fitores historike të 11 Qershorit u konfirmuan sot në tubimin madhështor në Gjilan. Koalicioni në krye me LDK-në, do ta vazhdojë përkrahjen e Qeverisë dhe do ta heq përfundimisht bllokadën infrastrukturore e investive të qeverive paraprake. Do ta shndërrojmë Anamoravën në qendër ballkanike të zhvillimit ekonomik. Përkrahje e jashtëzakonshme edhe në Viti, Kamenicë, Novobërd e më gjerë. Qershori, muaji kur Kosova përfundimisht e merr drejtimin e duhur. Mobilizim e Fitore si në Kohën e Rugovës!” ka shkruar Mustafa.

12/13/2017 08:31

Përçarja para zgjedhjeve