Lajme

Mustafa: Deklarata e “2 korrikut” riafirmoi vizionin për Liri, Pavarësi dhe Demokraci

07/02/2017 15:27
nga:M H

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka rikujtuar 2 korrikun e vitit 1990, kur edhe u shpall deklarata kushtetuese, një datë shumë e rëndësishëm në historinë e re të popullit shqiptar.

Mustafa ka shkruar në Facebook se “ky hap riafirmoi vizionin dhe vendosmërinë e pathyeshme të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, të cilat u realizuan falë lidershipit brilant të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës çlirimtare të nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari”.

Kryeministri këtë akt e cilëson si një ndër më të rëndësishmit juridikisht, politikisht dhe historikisht në udhën e Kosovës drejt Pavarësisë.

“Pa protagonizëm e garë politike, Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, përkundër kërcënimeve të drejtpërdrejta të pushtuesit serb, shpallën Deklaratën Kushtetuese duke e vënë një gur të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës”.

11/23/2017 22:21

Ahmeti: Isa Mustafa mbijeton politikisht duke u fshehur pas të tjerëve