Lajme

Mustafa-Bulc diskutojnë për progresin në Kosovë

07/12/2017 17:20
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Samitit të Triestes, ka zhvilluar një takim bilateral me komisionaren e BE-së për Transport, Violeta Bulc, me të cilën ka biseduar për progresin e Kosovës në fushën e transportit, si dhe për projektet aktuale dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

Në takim është diskutuar edhe për Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Transportit ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimore, që ka për qëllim përmirësimin e ndërlidhshmërisë në fushën e transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhshmërinë me vendet e Bashkimit Evropian.

11/23/2017 22:21

Ahmeti: Isa Mustafa mbijeton politikisht duke u fshehur pas të tjerëve