Lajme

Mustafa: Arban Abrashi kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti zëdhënës

10/12/2017 20:50
nga:H H

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka akuzuar PDK-në, duke thënë se pikërisht kjo e fundit ishte bërë aleate me VV-në për ta mposhtur LDK-në ne balotazhin në Prishtinë, transmeton Gazeta Blic.

“PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar”, ka thënë Mustafa.

Tutje ish kryeministri Mustafa ka thënë se VV propagandon shumë e punon pak. Madje për këtë, Mustafa e ka quajtur Shpend Ahmetin si zëdhënës të komunës në krye me Abrashin si kryetar.

“LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook./ Gazeta Blic

10/19/2017 19:08

Mustafa: Të dielën përfundon qeverisja e keqe, kur Baxhaku zgjidhet kryetar i Prizrenit