Lajme

Mushkolaj: Kadri Veseli duhet të jap dorëheqje!

06/13/2017 18:48
nga:M H

Analisti politik në Kosovë Imer Mushkolaj, përmes një shënimi në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Kadri Veselit.

Sipas Mushkolajt,  Veseli i ka premtuar elektoratit se do të bëhet kryeministër por e mashtroi atë duke ia dhënë mundësinë dikujt tjetër.

Më tej Mushkolaj ka thënë që Veseli është përgjegjësi kryesor për katandisjen e PDK’së, dhe ai duhet të jep dorëheqje, transmeton GazetaBlic.

Shënimi i plotë:

I premtoi elektoratit se do të bëhet kryeministër, por e mashtroi duke ia dhënë mundësinë dikujt tjetër. Premtoi fitore të thellë, por humbi dhjetëra-mijëra vota. Prishi koalicionin për interesa të veta dhe dështoi keq. Kadri Veseli është përgjegjësi kryesor për katandisjen e PDK’së. Kadri Veseli duhet të jep dorëheqje.

07/20/2017 18:33

Çollaku: Problem mund të jetë Veseli kryeparlamentar, jo Haradinaj kryeministër