Lajme

Mungon gjyqtari në gjykimin e Fisnik Ismailit për gazin lotsjellës

06/19/2017 17:17
nga:Gazeta Blic

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje akuzohet për dy bombola të gazit lotsjellës, të cilat i janë gjetur të fshehura në këpucë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e sotme u shty për shkak se mungoi gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli, për të cilin u tha se gjendet jashtë vendit në udhëtim zyrtar.

Fisnik Ismaili akuzohet për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas Prokurorisë, Fisnik Ismailit më 30 nëntor të vitit 2015, rreth orës 10:45, pas kontrollit nga Policia e Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy bombola me gaz lotsjellës, të fshehura në këpucët e tij.

Aktakuza thotë se tendenca e Ismajlit kishte qenë t’i fuste bombolat me gaz lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës./Kallxo.com

07/20/2017 16:55

Fisnik Ismaili: PAN-i, probleme të mëdha me numrat