Sporti

Mundësi e artë për tifozët, ja ku mund t’i takojnë nesër yjet e Kosovës

03/20/2017 21:18
nga:L H

Tifozët mund të takojnë futbollistët e Kombëtare së Kosovës, para ndeshjes së të premtes ndaj Islandës.

Nesër (e martë) Kombëtarja e Kosovës nga ora 10 do të mbaj stërvitjen e parë dhe të vetmen në stadiumin e Feronikelit, “Rexhep Rexhepi”.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të hyjnë në stadium të shohin yjet e Kombëtares dhe të fotografohen me ta.

Pas kësaj stërvitje, Kosova do të udhëtojë për Shkodër, atje ku do të përgatite për ndeshjen ndaj Islandës.

Agjenda e Kombëtares së Kosovës:

E martë, 21 mars

10:00 – 11:30 – Stërvitje në stadiumin e Feronikelit në Drenas

11:30 – 11:45 – Koha e medieve për intervista

14:00 – Nisja për Shkodër

E mërkurë, 22 mars

14:00 – 15:30 – Stërvitje

15:30 – 15:45 – Koha e medieve për intervista

E enjte, 23 mars

17:00 – 18:15 – Stërvitje në stadiumin “Loro Boriçi”

18:30 – 19:00 – Konferencë për media e përzgjedhësit Albert Bunjaki

06/23/2017 16:15

A do të shkarkohet Bunjaku? Ky është vendimi që kanë marrë tifozët kosovar (FOTO)