Showtime

“Mr Bin” sërish u shpall i vdekur

03/20/2017 19:35
nga:M H

Disa tabloide dje e përhapën lajmi se aktori Rouan Etikinson i njohur si “Mr Bean” është vetëvrarë.

Mirëpo, këto lajme janë të pavërteta dhe rezultuan të ishin një mashtrim i radhës. Mashtrimi ishte bërë përmes një videoje të falsifikuar, e cila i dërgonte në një link të rrejshëm.

Megjithëse shumica e kuptuan se ishte një mashtrim, pati të tillë që filluan të shprehnin ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

02/22/2017 12:56

Aktori i njohur fiton për herë të gjashtë “betejën” me kancerin e lëkurës (Foto)

Kjo nuk është hera e parë që Rouan Atkinson është shënjestër e mashtrimeve për vdekjen e tij. Në vitin 2013, një faqe e Facebookut me emrin “R.I.P. Rowan Atkinson” u shpërnda jashtëzakonisht shumë.