Sporti

Mourinho trondit Manchester Unitedin për Matan

04/14/2017 20:35
nga:Gazeta Blic

Jose Mourinho ka konfirmuar se Juan Mata ka humbur sezonin.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, konfirmoi se ylli i skuadrës Juan Mata do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton Gazeta Blic

Portugezi konfirmoi se Mata nuk do të luajë në ndeshjen kundër Chelseat të dielën, pas lëndimit që e pësoi në ijë muajin e kaluar, dhe se nuk do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

“Në fund të majit”, u përgjigj shkurtimisht Mourinho kur u pyet se kur do të rikthehej mesfushori spanjoll.

Mata është golashënuesi i dytë më i mirë i klubit këtë sezon, pas Zlatan Ibrahimovicit.

Mourinho gjithashtu tha se deri në mesin e muajit maj do të mungojnë edhe dyshja Chris Smalling e Phil Jones. /Gazeta Blic/

12/11/2017 12:34

Zyrtare: Manchester United me kundërshtar të rrezikshëm