Sporti

Mourinho tregon pse e ushqeu me banane yllin e Unitedit (VIDEO)

03/17/2017 15:59
nga:L H

Manchester United mbrëmë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës e Evropës pas fitores kundër skuadrës ruse Rostov me rezultat minimal prej 1-0, e cila ishte e mjaftueshme pasi që takimi i parë përfundoi i barabartë 1-1.

Përveç lëndimit të Paul Pogbas, i cili do të mungojë gjatë fundjavës kundër Middlesbrought dhe me kombëtaren franceze, në sy ra edhe një gjest i trajnerit Jose Mourinhos.

Portugezi gjatë ndeshjes i ka dhënë një banane mbrojtësit argjentinas, Marco Rojo. Nuk dihet se për çfarë arsye, por videoja e momentit po bën xhiron e botës, transmeton Telegrafi.

Mourinho ka zbuluar edhe arsyen pse ka vepruar në këtë mënyrë duke pohuar se banania u jep energji lojtarëve.

“Unë kisha frikë se do të shkojmë në kohën shtesë. Loja ishte tmerrësisht e fortë fizikisht dhe kam vënë re se Marcos ka probleme. Për këtë diçka duhet të ndërmerrja” tha Jose.

“Lojtarët kanë nevojë për ndihmë në çdo moment, madje edhe gjatë lojëve. Sa herë kemi parë se lojtarët e tenisit gjatë pushimit mes ndeshjeve ushqehen me banane. Nuk është asgjë qesharake, ne vetëm duhet të marrë parasysh gjendjen fizike të çdo lojtari. Futbolli i sotëm është tmerrësisht i fuqishëm fizikisht dhe mentalisht”, tha Mourinho.

05/25/2017 13:13

City dhe United bëjnë një gjest të madh për viktimat e Manchesterit (FOTO)