Sporti

Mourinho thumbon keq Chelsean: Ja pse e fituam ndeshjen

04/16/2017 19:41
nga:L H

Jose Mourinho ka folur pas fitores së Manchester United ndaj Chelseat.

Mourinho fitoi ndaj ish-ekipit të tij, në kryendeshjen e javës në Premierligë, përcjellë Gazeta Blic

Pas fitores së pastër 2:0, Mourinho tha se skuadra e tij kishte tërë kontrollin e ndeshjes, dhe se United këtë të shtunë do të luante gjysmëfinalen e FA Cup, në rast se ekipi i tij do të ishte me 11 lojtarë në ndeshjen e kaluar në Stamford Bridge.

“Nuk mund të dorëzohemi në Premierligë, sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve”, tha Mourinho pas ndeshjes.

“Në rast se diferenca për të arritur në top 4 bëhet shumë e madhe, atëherë duhet të bëjmë prioritet Europa Ligën”, shtoi Mourinho.

“Ishim totalisht të bindur se do të luanim në gjysmëfinale të FA Cup këtë fundjavë po të ishim me 11 lojtarë në Stamford Bridge”, theksoi portugezi.

“Ishim shumë të mirë taktikisht, lojtarët bënë punë të mrekullueshme dhe patëm kontrollin mbi një ekip me lojtarë të shkëlqyer”, përfundoi Mourinho. /Gazeta Blic/

07/20/2017 18:23

Formacioni i frikshëm i Unitedit me Lukakun e Perisicin (FOTO)