Sporti

Mourinho në telashe, ja sa do të mungojë Pogba ?

03/17/2017 10:43
nga:Y.K

Pas kualifikimit në çerekfinale të Europa Leagues, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka marrë një lajm shumë të keq nga Paul Pogba i cili në ndeshjen kundër Rostovit në minutën e 48’ pësoi një dëmtim dhe më pas la fushën e blertë.

Sipas mediave britanike, nuk bëhet fjalë për një lëndim aspak të lehtë, por United është në pritje pasi ende nuk është përcaktuar shkalla e dëmtimit të francezit.

Ditën e sotme do të kryhen ekzaminimet mjekësore për të kuptuar më qartë sa do të mungojë Pogba.

12/16/2017 16:17

Pas Liverpoolit, Kovacicin po e dëshiron me çdo kusht edhe kjo skuadër e madhe angleze