Mourinho mposht ish-skuadrën e tij, Unitedi i rrezikon titullin Chelseat (VIDEO)
Manchester United ka fituar derbin e Premierligës me Chelsean.
Jose Mourinho ka shënuar fitoren e parë ndaj ish-klubit të tij Chelsea me Manchester United, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në “Old Trafford”, përcjellë Gazeta Blic
Manchester United i është hakmarrë Chelseat pas humbjes së thellë 4:0 të pësuar në takimin e parë të sezonit, si dhe për eliminimin nga FA Cup.
‘Djajtë e Kuq’ arritën të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, duke fituar me rezultatin e pastër 2:0.
I riu Marcus Rashford realizoi fillimisht për Unitedin, pas vetëm shtatë minutave lojë. Kurse, golin e dytë dhe për rezultatin përfundimtar, shënoi Ander Herrera, në minutën e 49.
Manchester United pas kësaj fitore mban pozitën e pestë me 60 pikë, 4 më pak se City i vendit të katërt, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Kurse, Chelsea vazhdon të kryesojë si lider, me 75 pikë, katër më shumë se Tottenhami i vendit të dytë. /Gazeta Blic/