Sporti

Mourinho me transferim “bombë” te Unitedi, 70 milionë euro për super sulmuesin (FOTO)

03/17/2017 23:06
nga:L H

Manchester United po bëhet gati për të transferuar Romelu Lukakun.

Sulmuesi që ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me Evertonin, mund të transferohet te skuadra nga ‘Old Trafford’.

‘The Sun’ raporton se belgu është dëshira e Jose Mourinhos, për të cilin janë të gatshëm t’i oferojnë Evertonit deri në 70 milionë euro.

Negociatat më të lehta pritet t’i bëjë agjenti i lojtarit, Mino Raiola, që është agjent edhe i tre lojtarëve të tjerë te Unitedi, Pogbas, Ibrahimovicit dhe Mkhitaryanit.

06/26/2017 22:39

Këto janë transferimet më të mëdha deri tani të afatit kalimtar (FOTO)