Sporti

Mourinho kryen transferimin e parë të verës, është futbollist nga La Liga

05/19/2017 22:05
nga:L H

Manchester United ka rënë dakord të nënshkruaj me mesfushorin e talentuar të Espnayolit, Arnau Puigmal, kur merkato e transferimeve të rihapet gjatë verës.

Puigmal është duke u vlerësuar si njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin spanjoll pasi shkëlqeu në skuadrën e akademisë së Espanyolit viteve të fundit.

16-vjeçari do të kaloj në Manchester United si transferimi i parë i “Djajve të Kuq” gjatë verës pasi ka rënë dakord të vendos lapsin në një marrëveshje luksoze.

Klubi ka mposhtur rivalin lokal Manchester City në garën për spanjollin dhe shpreson që Pugmal të jetë pjesë e skuadrës startuese të klubit në të ardhmen.

05/22/2017 09:58

5 skuadrat që e kanë fituar mese shumti titullin në top 5 ligat evropiane