Sporti

Mourinho godet tifozët e Unitedit

01/11/2017 17:00
nga:L H

Jose Mourinho ka kërkuar atmosferë më të mirë në Old Trafford, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në mes ekipit të tij dhe Liverpool-it.

Ai nuk është ndarë i kënaqur me ndeshjen kundër Hull City dhe ka thënë se edhe lojtarët, e edhe tifozët nëpër tribuna mund të bëjnë punë më të mirë.

Dhe me Liverpool-in që do të arrijë në Old Trafford të dielën, Mou ka kërkuar atmosferë më të zjarrtë në mesin e turmës.

“Isha i zhgënjyer po. Hull ishin shumë mirë të organizuar, më mirë se që e prisja, dhe për ne s’ishte e lehtë”, ka thënë Mou për Sky Sports.

“Mendoj që në pjesën e parë të lojës lojtarët duhet të jenë më të mirë, unë duhet të jem më i mirë, dhe sigurisht, fansat duhet të jenë më të mirë. Stadiumi të dielën, duhet të jetë më i mirë”, ka thënë ai.

06/24/2017 17:15

Godet Mourinho, e transferon këtë lojtar për 45 milionë euro (FOTO)