Sporti

Mourinho godet ashpër Ajaxin: Nuk duhet të luajë në finale

05/19/2017 16:25
nga:L H

Jose Mourinho ka befasuar të gjithë, kur ka thënë se UEFA nuk është dashur të lejoj Ajaxin të luaj në Europa League.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho insiston se UEFA e ka gabim që lejon ekipet e Ligës së Kampionëve të luajnë në Europa League.

Portugezi beson se Ajax pas eliminit është dashur të shkonte në shtëpi, e jo të luante në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se skuadrat që përfundojnë të tretat në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kalojnë në Europa League, që për Mourinhon është shumë e padrejtë.

“Ajaz është skuadër e Ligës së Kampionëve, ata kanë ardhur nga Liga e Kampionëve dhe unë nuk pajtohem me këtë. Nuk mendoj se një ekip duhet të luaj në dy garat evropiane brenda një sezoni. Ata është dashur të shkojnë në shtëpi dhe të mos kenë mundësi të luajnë në finale të Europa League”, tha fillimisht Mourinho për Mirror.

“Europa League është për skuadrat që kualifikohen në Europa League, sikurse ne. Ne përfunduam në vendin e pestë sezonin e kaluar dhe u kualifikuam në këtë garë. Ne kemi luajtur nga fillimi në këtë garë dhe na është dashur të luftojmë të jemi në finale”.

Kujtojmë se finalja e Europa League ndërmjet Ajaxit dhe Manchester Unitedit do të zhvillohet me 24 maj në Stokholm.

06/22/2017 16:43

Mourinho po e transferon yllin e Barcelonës (FOTO)