Sporti

Mourinho flet para derbit me Chelsean, “godet” ish-klubin e tij (FOTO)

04/14/2017 18:19
nga:L H

Jose Mourinho ka folur para derbit Manchester United – Chelsea, i cili do të zhvillohet të dielën në Premierligë.

Tekniku portugez ka injoruar keq ish-skuadrën e tij Chelsean, duke thënë se kjo ndeshje do të jetë njësoj si gjithë të tjerat, transmeton Gazeta Blic

Para ndeshjes së javës në Angli, e cila do të luhet mes Manchester Unitedit e Chelseat në “Old Trafford”, Jose Mourinho ka thënë se kjo ndeshje nuk ka ndonjë emocion të veçantë për të.

“Ju e përmendni fjalën emocion, por për mua është thjesht një ndeshje, një ndeshje më shumë”, tha Mourinho kur u pyet nga gazetarët.

“Njëri ekip është i pushuar për këtë takim [Chelsea], kurse njëri i lodhur [United]”, tha ai.

“Kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Por, ata janë lider në ligë për një arsye. Dhe jo vetëm pse janë të freskët. Ata kanë cilësi individuale dhe grupore. Kan një stil të dallueshëm të lojës, dhe e zbatojnë atë mirë”, ka përfunduar Mourinho. /Gazea Blic/

09/25/2017 13:27

Conte: Do të kthehem në Itali