Sporti

Mourinho e tepron me Pogban: Mesfushori më i mirë në botë

05/19/2017 20:20
nga:L H

Jose Mourinho ka deklaruar se lojtari i tij, Paul Pogba, është mesfushori më i mirë në botë.

Për trajnerin portugez, mesfushori që verën e kaluar nga Juventusi kaloi te Manchester United, është mesfushori më i mirë sot në futboll.

Mourinho shpreson që këtë verë, ndonjë futbollist tjetër t’ia thyejë rekordin e transferimit Paul Pogbas, për të larguar nga ky i fundit presionin e më të shtrenjtit në futboll.

“Paul Pogba është mesfushori më i mirë në botë. Atij vetëm duhet t’i hiqet epiteti i më të shtrenjtit në botë”, ka deklaruar Jose Mourinho.

05/25/2017 21:41

Mourinho i thotë këtij sulmuesi eja në Manchester dhe e fitojmë Ligën e Kampionëve (FOTO)