Sporti

Mourinho dhe Guardiola ‘në luftë’ për yjet e Tottenhamit (FOTO)

01/10/2017 17:57
nga:L H

Dy klubet nga qyteti i Manchesterit, United dhe City, janë të interesuara për të nënshkruar me dyshen e Tottenhamit, Kyle Walker dhe Danny Rose, sipas tabloidit të njohur britanik, “The Sun”.

Jose Mourinho është i gatshëm t’i shpenzojë 60 milionë funte për t’i siguruar shërbimet e dy mbrojtësve, Walker dhe Rose.

Reprezentuesit anglezë kanë nënshkruar kontrata të reja afatgjate me klubin londinez dhe ekipet e interesuara për ta duhet të jenë në gjendje të paguajnë shuma të majme për mbrojtësit e krahut.

Përveç “Djajve të Kuq” interesim mjaft të madh për futbollistët ka shprehur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sidoqoftë, një largim i lojtarëve nga Tottenhami duket pak i mundshëm, por në futboll asnjëherë nuk i dihet.

10/21/2017 18:50

Pësoi humbje nga Huddersfield, befason Mourinho