Mourinho dhe Allegri në garë për yllin e Barcelonës
Manchester United dhe Juventus janë duke vëzhguar situatën e Andre Gomes i cili pritet të largohet këtë verë nga Barcelona.
Sipas mediave spanjolle Gomes nuk është në planet e trajnerit të ri i cili dëshiron të sjell risi në Camp Nou.
Ndërkohë Mourinho ka shprehur interesim për të pasi sipas tij aftësit e tij mund të japin efekt në Premier League.
Gjithashtu në garë për të është edhe Juventus e cila së shpejti pritet të filloj bisedimet agjentin e lojtarit.