Sporti

Mourinho arrin një rekord unik me fitoren ndaj Chelseat (FOTO)

04/16/2017 20:39
nga:L H

Jose Mourinho ka thyer një rekord unik.

Me fitoren kundër ish-ekipit të tij, Chelsea, Mourinho tashmë ka regjistruar fitore nga secili ekip i Premierligës me të cilin ai është përballur, raporton Gazeta Blic

Mourinho tani mund të thotë se ka mposhtur çdo ekip të Premierligës kundër të cilit ka luajtur si trajner, pas fitores së Unitedit me rezultat 2:0 ndaj Chelseat.

Portugezin sigurisht se do ta gëzojë ky fakt se këtë rekord e arriti pikërisht kundër ish-klubit së tij, i cili një sezon më parë e shkarkoi nga detyra. /Gazeta Blic/

04/25/2017 09:51

​Derbi United-City edhe jashtë fushës, kësaj radhe për Griezmann-in