Geek

Moto Z2 Force vjen me portin për dëgjuese

04/17/2017 12:27
nga:D.I

Android Authority dhe @OnLeaks raportojnë se telefoni i ardhshëm Moto Z2 Force, i cili do të ketë pamje pothuajse të ngjashme me modelin e vitit të kaluar, por aty do të ketë edhe disa ndryshime.

Njëri nga gjërat më të rëndësishme është edhe porti 3,5 mm për dëgjuese, i cili nuk ishte i pranishëm te seria e vitit të kaluar të Moto. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata, të cilët për shkak të mungesës së këtij porti iu kishin shmangur modelit të vitit të kaluar Moto Z.

Dizajni i modelit Moto Z2 Force është përzierje e modelit të vitit të kaluar Moto Z dhe modeleve të këtij viti Moto G5 dhe G5 Plus.

Moto Z2 Force ka dy kamera të pasme dhe skaner të ri-dizajnuar të gishtërinjve, transmeton KosovaPress.

Dimensionet e telefonit do të jenë 156,32 x 76,36 mm, derisa ai i vitit të kaluar kishte dimensione 155,9 x 75,8 mm. Trashësia e telefonit është 5,99mm, ndërsa ekrani është 5.5 inç,