Fit&Sexy

Mos vendosni qerpikë falsë, ja çfarë iu bëjnë syve

04/20/2017 17:11
nga:N S

Të gjitha vajzat përgjithësi kërkojnë perfeksionin për çdo gjë, por sidomos për sa i përket pamjes së jashtme.

Kush është ajo vajzë që nuk do të donte që në fytyrën e saj çdo gjë të ishte e përkryer?
Produktet që i bëjnë vajzat të duken perfektë mund të gjenden tepër lehtë, por jo gjithmonë ato janë të këshillueshme, pasi edhe ato janë të dëmshme.

Marrim shembull qerpikët falsë.

Çdo femër do të donte që qerpikët t’i kishte të gjatë dhe të bukur.

Por kur nuk i ka, i vendos ato falsë, nëpër evenimente të rëndësishme, ose thjesht edhe në përditshmëri.

Por kjo është e dëmshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qerpikët falsë shumë të gjatë thajnë syrin.

Në fakt, qerpikët e trashë dhe të gjatë krijojnë një erë në miniaturë që shtyn më shumë ajër mbi sipërfaqen e syrit.

Kjo është arsyeja përse qerpikët e gjatë falsë thajnë syrin dhe lejojnë më shumë pluhur të hyjë në sy.

Gjatësia perfekte e qerpikëve është sa një e treta e syrit tuaj. Sa më shumë qerpikë të keni aq më mirë do të jetë.

Në këtë rast më e rëndësishme është sasia se sa gjatësia.

09/06/2017 16:43

Shkon të zgjasë qerpikët, ajo që i ndodh është e tmerrshme