Sporti

Morata te klubi i madh në Premierligë, por jo në Chelsea (FOTO)

04/14/2017 16:03
nga:L H

Alvaro Morata është gjithnjë e më afër largimit nga Reali.

Morata është afër largimit nga Real Madrid the kalimit në Premierligë, dhe tani në garë për të është futur edhe Manchester United, shkruan ‘Calcio Mercato’, përcjell Gazeta Blic

Chelsea është lidhur vazhdimisht me ish-sulmuesin e Juventusit, por tani Blutë e Londërs kanë hedhur sytë kah sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku.

Për 24-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Milani, por spanjolli dëshiron të luajë vetëm për Juventusin në Itali. /Gazeta Blic/

09/25/2017 14:14

Conte: Morata perfekt për Premier Ligë