Lajme

Momenti i tmerrshëm kur aeroplani humb ekuilibrin gjatë uljes në pistë (Video/Foto)

10/06/2017 16:31
nga:M H

Ky është momenti i tmerrshëm që një aeroplan i madh ‘Airbus A380’ bëri një betejë heroike për t’u ulur gjatë një stuhie të fuqishme që e përfshiu Gjermaninë.

Aeroplani me 500 ulëse ‘Emirates’, avioni më i madh komercial i pasagjerëve në botë, u filmua duke u përpjekur pasi ateroi në tokë në aeroportin e Düsseldorfit të enjten, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Ulja e avionit fillimisht duket të jetë e qetë, problemet fillojnë kur rrotat rrotullohen në asfalt.

Videoja e publikuar në internet u regjistrua nga avionisti Martin Bogdan dhe u ngarkua në kanalin e tij në YouTube.

Aeroplani zbret në një kënd, ku piloti përpiqet të balancojë avionin duke ia përshtatë pistës, një shpërthim i papritur shkaktohet duke e bërë që avioni të bëjë një luhatje tronditëse për pasagjerët.

Për disa momente avioni fillon të lëkundet nga njëra anë në tjetrën, ndërsa piloti përpiqet të sjellë nën kontroll.

Përfundimisht piloti sjell avionin e madh nën kontroll.

Gjermania Veriore është goditur nga erërat e stuhisë në ditët e fundit, ndërsa stuhia ‘Xavier’ përfshiu të gjithë vendin, duke vrarë shtatë vetë.

Më e keqja e dëmtimit është përqendruar në verilindje, me trena midis Berlinit, Hannoverit, Hamburgut dhe Keil’it anuluar deri në një njoftim tjetër të premten në mëngjes.

Bogdan i cili ka xhiruar këtë ngjarje ka shkruajtur: “Kam filmuar disa mijëra ulje në disa aeroporte në Evropë gjatë viteve të fundit, por ky ulje në avion ‘Airbus A380’ ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe i jashtëzakonshëm”./

 

An Airbus A380 was coming into land yesterday at Düsseldorf airport, in north west Germany, as the pilots battled against 20mph crosswinds

10/16/2017 19:43

A e dini si dukej Qëndresa kur ishte e re e me flokë të zeza?