Lajme

Momenti kur Milaim Zeka e quajti ‘tarak’ Fisnik Ismailin gjatë seancës (Video)

10/02/2017 20:38
nga:M H

Milaim Zeka, deputet nga radhët e Nismas sot e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të Kosovës, përgjatë seancën të jashtëzakonshme, që të kërkojë falje për gjuhën e tij fyese.

Ai iu drejtua deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit që t’ia falë për fjalët e rënda që ia kishte thënë në korridorin e Kuvendit. Po ashtu tha se i kishte kërkuar ndjesë edhe gazetares të cilën vite më parë e kishte quajtur ‘’lopë të Danimarkës’’.

Por Zekës nuk i mjaftuan pak sekonda, që të drejtonte sërish fyerje ndaj deputetëve që gjendeshin në sallë.

Fisnik Ismailin e Vetëvendosjes e quajti edhe ‘tarak’.

‘Çohu ti tarak e thuajëm mu lopë e çka të dush. Ti çohu lirisht, thuajëm kali e lopë, unë prej teje nuk fyhem’’, ishin fjalët e Zekës ndaj Ismailit i cili gjendej në vendin e tij ulur.

10/17/2017 10:43

Avokati i Milaim Zekës: Klienti im mund të lirohet pa asnjë problem