Lajme

Mogherini kërkon nga presidenti venezuelas t’i ndal konfliktet e reja

07/17/2017 22:33
nga:D.I

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini i bëri thirrje Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të pezullojë planet për formimin e Kuvendit që ndryshon kushtetutën.

Mogherini ka paralajmëruar se ndryshimi i Kushtetutës rrezikon konflikte të mëtejshme me kundërshtarët e tij politikë.

Maduro ka paralajmëruar mbajtjen e votimit më 30 korrik për të formuar Asamblenë kushtetuese civile, e cila do të ndryshojë kushtetutën ekzistuese, me të cilin veprim pretendon mënjanimin e Kuvendit të Venezuelës.

Kundër ndryshimeve kushtetuese opozita e vendit ka organizuar protesta të shumta, në të cilat janë vrarë dhjetëra civilë

11/18/2017 10:42

Jaksimoviq: S’ka vazhdim të dialogut pa u formuar Asociacionin i Komunave Serbe