Fit&Sexy

Mjekët fitojnë konkurrencë të fortë, inteligjenca artficiale cakton diagonzat si ata

04/19/2017 20:22
nga:N S

Inteligjenca artificiale (IA) mund të identifikojë kancerin e lëkurës në fotografi, me të njëjtën saktësi si mjekët e trajnuar, thonë shkencëtarët.
Ekipi i Stanford University tha se rezultatet ishin “tepër emocionuese”, dhe tani do të testohen në klinika.

Përfundimisht, ata besojnë se duke përdorur IA mund të revolucionarizohet kujdesi shëndetësor, duke e kthyer një smartphone në një skaner të kancerit.

Cancer Research nga Mbretëria e bashkuar tha se IA mund të bëhet një mjet i dobishëm për mjekët.

IA u riprogramua nga një softuer i zhvilluar nga Google që kishte mësuar për të bërë dallimin në mes të imazheve të maceve dhe qenëve.

IA ju shfaqën 129.450 fotografi dhe ju tregua çfarë lloji të lëkurës duhet të kërkojë në në secilën prej tyre.

Ajo pastaj mësoi që të vërejë shenjat e llojeve më të zakonshme të kancerit të lëkurës: karcinomës, dhe kancerit më vdekjeprurës: melanomës.

Vetëm një në 20 kanceret e lëkurës është melanomë, por tumori është përgjegjës për tri të katërtat e vdekjeve nga kanceri i lëkurës.

Eksperimenti, i publikuar detajisht në revistën Nature, vazhdoi me testimin e IA krahasuar me 21 mjekë të trajnuar të kancerit të lëkurës.

Një nga studiuesit, Dr. Andre ESTEVA, tha për faqen e internetit të BBC News: “Ne gjetëm, në përgjithësi, se jemi në të njëjtin nivel me dermatologët e certifikuar”.

Megjithatë, softueri nuk mund të bëjë një diagnozë të plotë, pasi kjo zakonisht duhet konfirmuar me një biopsi të indeve.

Dr Esteva tha se sistemi tashmë duhet të testohet së bashku me mjekët në klinikë.

“Ne besojmë se zbatimi i IA në kujdesin shëndetësor është një fushë tepër emocionuese e hulumtimit që mund të arrijë një masë të madhe të të mirave shoqërore”, tha ajo.

“Një rrugë e veçantë që ne e shohim si interesante është përdorimi i këtij algoritmi në një pajisje mobile, por për të arritur këtë ne do të duhet të zhvillojmë një aplikacion për të testuar saktësinë e saj direkt nga një pajisje mobile”.

Ndërkohë një ekip i mjekëve në Londër kanë trajnuar IA që të parashikohet se kur zemra do të dështojë.

Dr Jana Witt, nga Cancer Research në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë: “Përdorimi i inteligjencës artificiale për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit të lëkurës është shumë interesant, pasi ajo mund të mbështesë vlerësimet e mjekëve të përgjithshëm dhe dermatologëve.

“Nuk duket që IA do të zëvendësojë të gjitha informatat e tjera që mjeku i juaj do të marrë në konsideratë kur bën një diagnozë, por IA mund të ndihmojë udhëzimin e mjekëve të përgjithshëm për referime tek specialistët në të ardhmen”.