Lajme

“Mjaft më me krahët e luftës”. Doris Pack i jep përkrahje ndërtimit të qeverisë VV-LDK

06/16/2017 15:36
nga:D.I

Partitë popullore evropiane përkrahin qeverisjen VV-LDK, bëhet e ditur në një email që posedon KosovaPress

Në një komunikim zyrtar të një deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, bëhet e qartë se partitë popullore evropiane, përfshirë edhe eurodeputeten Doris Pack, i japin përkrahje ndërtimit të qeverisë nga Albin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në komunikim theksohet edhe artikulli i botuar në “Züricher Zeitung” me Titullin “Mjaft më me lordët e luftës”. Eurodeputetët po ashtu janë të interesuar të mësojnë edhe emrat e deputetëve të zgjedhur për në Parlamentin e Kosovës.

Në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dal i pari, por nuk ka numrat e mjaftueshëm të formojë qeverinë, e dyta ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në pozitën e tretë radhitet koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

09/04/2017 16:51

Sejdiu: U dakorduam për një platformë qeverisëse me LDK