Cool

Më mirë kamerier në Itali sesa profesor në Maqedoni

04/21/2017 12:12
nga:R A

Anketa e zhvilluar me të rinj në gjithë territorin e Maqedonisë, në pyetjen se a do të ishit shpërngulur nga Maqedonia nëse do të gjenit ndonjë punë në shtetet e BEsë, sondazhi ka nxjerr që më shumë se 61 për qind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit.

Kur në një shtet si Maqedonia, ku më shumë vite ka pasiguri politike dhe një politizim të skajshëm të autoriteteve qendrore, të cilët më tepër merren me politika të larta se sa me problemet thelbësore të të rinjve apo mbijetesën e njerëzve, shumë të rinj marrin vendime që sa më shpejtë të shpërngulen nga Maqedonia. Kështu e vlerëson anketa e fundit, e realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Televizion Telma.

Mbi 60 për qind e të rinjve të moshës 15 -25 vjet, mendojnë përgjithmonë të largohen nga Maqedonia, kurse 92 për qind e të anketuarve të moshës mbi 65 vjet nuk dëshirojnë të largohen, është përfundimi i këtij sondazhi të QMBN dhe Televizionit Telma, realizuar përmes anketës telefonike me 1000 anketues të moshave të ndryshme.