Lajme

Ministria e Arsimit tregon nëse do të mbyllen shkollat për shkak të epidemisë së fruthit

10/12/2017 15:44
nga:M H

Sëmundja epidemike Fruthi ka marrë përmasa të mëdha në Kosovë, ndërsa dje është shënuar edhe viktima e parë e kësaj sëmundje raporton Gazeta Blic.

Drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani ka këshilluar se qytetarët duhet të vaksinohen,  dhe ka bërë apel që nxënësit të mos shkojnë në shkolla deri sa të kaloj kjo epidemi.

Por lidhur më këtë Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare, kështu ka treguar për Gazetën Blic këshilltari i ministrit të Arsimit,Valmir Gashi.

“Ministria e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë deri më sot nuk ka pranuar asnjë kërkese zyrtare lidhur me temën në fjalë nga drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë Hamdi Ramadani, sigurisht nëse do të na vinte një kërkesë e tillë, atëherë edhe ne do  mund të shikonim se çfarë hapa do kemi mundësi të ndërmarrim në vijim rreth kësaj çështje”, ka thënë  Gashi për Gazetën Blic.

Deri më tash mbi 100 persona janë prekur nga sëmundja epidemike, dhe 20 prej tyre janë duke marrë trajtimin e duhur nga mjekët./GazetaBlic./

 

10/19/2017 16:54

Deri më sot janë raportuar 163 raste të fruthit në Kosovë