Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi: Nuk luftojmë as kundër Kosovës, as kundër serbëve

07/16/2017 15:57
nga:D.I

Ushtria e Malit të Zi nuk do të bëjë luftë as kundër serbëve, e as kundër shqiptarëve, ka thënë ministri malazez i Mbrojtjes Predgrag Boskoviç.

Ai thotë se Mali i Zi ushtarët do ti ketë për t’u angazhuar vetëm në kontekstin e promovimit, ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, raporton B92.

Ai tha në një intervistë për agjencinë Mina se deklarata e tij e fundit është marrë jashtë kontekstit, në mënyrë shumë të lig nga media të caktuara me politika të vjetërsuara dhe që nuk pajtohen me faktin se Mali i Zi është shtet i pavarur.

Ai ka thënë se Mali i Zi nuk e dëshiron luftën as kundër serbëve dhe as kundër shqiptarëve,dhe se do të angazhohet vetëm për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.

Në një intervistë për agjencinë Mina, ai ka shtuar se deklarata e tij e fundit është nxjerrë nga konteksti, dhe është interpretuar në mënyrë të ligë nga media të caktuara.

“Anëtarësimi në NATO për Malin e Zi do të thotë se është bërë pjesë e një sistemi ku janë të trashëguara vlerat e një shoqërie demokratike. Njëra prej këtyre vlerave është promovimi dhe ruajta e paqes dhe stabiliteti në rajon”, tha Boskoviq.

“Trupat e Malit të Zi nuk do të bëjnë luftë as kundër serbëve dhe as kundër Kosovës, ata do të angazhohen vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së Kosovës apo ndonjë shteti tjetër”, shtoi ministri i jashtëm i vendit fqinj të Kosovës.

 

11/22/2017 21:53

S’pritet marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pa përfshirjen e Amerikës në dialog