Showtime

Mimoza e Seldi në prag të martesës?

09/25/2017 09:48
nga:N S

Ata njiheshin shumë moti.

Ishin kolegë e miq shumë të mirë. Por kjo miqësi tani rezultoi të krijojë një dashuri mes tyre, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Mimoza Shkodra dhe këngëtarin Seldi Qalliu.

Pas disa fotografive që qarkulluan pak kohë më parë në rrjetet sociale, kishin hedhur dyshime se dyshja e njohur janë në një lidhje.

Mirëpo, ata mohonin një gjë të tillë, duke thënë se janë miq të mirë.

Por tani gjithçka është konfirmuar. Dy artistët e njohur janë në një lidhje dhe këtë e ka bërë të ditur edhe menaxheri i Seldit, Avni Selimi.

Ai në llogarinë e tij orë më parë ka postuar një fotografi ku çifti shihen së bashku.

Avniu ka uruar çiftin madje edhe për një martesë sa më të shpejtë.

“Gëzuar miqtë e mi, Mimoza dhe Seldi, qofshi me fat e me mbarësi. Ju pafsha sa më shpejtë qift bashkëshortor me fëmije të bukur e të dashur e të shëndoshë.Ju do Avni Selimi”, kishte shkruar ai.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe Mimoza kishte lënë një koment ku hedh dyshime për një martesë.

“Po Avni kur ta fiksojm datën patjetër me knaqsi (vet vina vet shkojna)”, kishte shkruar Mimoza.

 

12/12/2017 19:41

Mimoza Mustafa ‘çmend’ me fustanin me xixa, por nuk mund të fsheh diçka tjetër