Sporti

Milan në janar e sjell këtë super bomber

10/09/2017 16:23
nga:Y.K

Milani nuk njeh limite në merkato. Drejtues të kuqezinjve gjatë merkatos së janarit kërkojnë të afrojnë sulmues të njohur në arenën ndërkombëtare.

Sipas tabloidit britanik “The SUN”, Milani pritet të transferojë Sergiu Agueron duke i ofruar Manchester Cityt plot 90 milionë euro.

Sipas këtij burimi, krerët e Milanit, Fasone dhe Mirabeli, do të përgatisin sulmin për të sjellë argjentinasin në Milanon kuqezi.

Sheikët e Cityt kërkojnë për futbollistin të paktën 90 milionë euro dhe mund të mos joshen për shuma më të ulëta, pasi lojtari ka edhe dy vite kontratë me “Qytetarët”.

Duke parë edhe rezultatet e skuadrës dhe nëse ecuria nuk ndryshon, presidenti Jonghong Li mund të detyrohet të fusë përsëri dorën në xhep për të përforcuar edhe më tej skuadrën.

Të presim merkaton e janarit për të kuptuar më qartë se çfarë blerjesh do të bëjë Milani i Montellës.

11/26/2017 18:11

Shënon Sergio Aguero, ky është rezultati momental në takimin Huddersfield Town – Manchester City (VIDEO)