Microsoft Surface Pro 5 vjen në fillim të 2017?

1 January 2017, 13:43

Microsoft Surface Pro 5 vjen në fillim të 2017?

Në qershor ka qarkulluar një raport që ka bërë të ditur se Microsoft ishte duke synuar lansimin e Surface Pro 5 në pranverën e vitit 2017.

Kjo kohë mund të ketë lidhje me procesorët Kaby Lake të Intel që pritet të bëhen të gatshëm për përdorim. Me këta procesorë, pajisja do të ketë jetëgjatësi më të madhe të baterisë.

Tani, një raport i ri sjell detaje më të hollësishme. Surface Pro 5 thuhet se do të lansohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, pra para përfundimit të muajit mars.

Pajisja pritet të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me rezolucion UHD prej 4K dhe stilolapsin stylus që do të rimbushet në mënyrë magnetike.

Kompania Pegatron Technology do të prodhojë Surface të ri të Microsoft dhe pritet të ketë çmim prej 899 dollarëve.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika

Foto dhe Video e Dites