Geek

Microsoft Surface Book 2 do të jetë laptop tradicional

03/17/2017 18:26
nga:Gazeta Blic

Sipas informacioneve më të reja nga burimi i zinxhirit importues të furnizimit, Microsoft Surface Book i ri tashmë ka hyrë në prodhim masiv.

Kompania thuhet se do të prezantojë prodhimin e ri deri në fund të këtij muaji, ose më së largu në muajin prill, transmeton KosovaPress.

Surface Book 2 do të jetë më i lirë se sa pararendësi i tij dhe çmimi startues do të jetë 1000 dollarë.

Ndryshe, Surface Book deri më tash ka mundur të blihet si tablet, ose laptop, por modelet e reja do të jenë laptop tradicionalë. Vendimi kësaj radhe është marrë pasi Microsoft nuk dëshiron që seria Book edhe më tej të përzihet me serinë  Surface Pro.

Vitin e kaluar Microsoft ka shitur gjithsej rreth 500.000 pajisje Surface Book. Çmimi i lartë i pajisjes origjinale Surface Book ka ndikuar gjithsesi në shitje, andaj për këtë arsye Microsoft tash shpreson për shitje më të mirë të modelit Surface Book 2.

09/22/2017 16:57

Samsung Galaxy A5 (2017): Celular ‘mesatar’ me karakteristika Premium (Foto)