Sporti

Messi thyen një rekord të cilin nuk e ka arritur Ronaldo në La Liga (FOTO)

03/20/2017 17:15
nga:Gazeta Blic

Messi është një gjeni në botën e futbollit. Ylli i Barcelonës edhe këtë sezon po dhuron spektakël duke shënuar gola të shumtë për ekipin e tij.

Me dy golat në fitoren 4-2 ndaj Valencias, argjentinasi arriti në kuotën e 40 golave të shënuar në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare të këtij sezoni.

Dhe kjo nuk është hera e parë. Ne fakt Messi është i vetmi futbollist i La Liga që në 8 sezonet e fundit arrin këtë numër golash.

Argjentinasit i duhet të shënojë edhe 6 gola që të plotësojë numrin 500 të golave të shënuar për Barcelonën.

Një kuotë mëse e arritshme për sulmuesin kur kanë mbetur edhe 10 javë për të luajtur në kampionatin spanjoll.

12/15/2017 20:22

Lëndohet rëndë futbollisti i njohur i Barcelonës