Sporti

Messi po plaket ? Nuk është problem, Barcelona po e bënë gati këtë super talent (VIDEO)

06/15/2017 16:15
nga:Gazeta Blic

Adoleshenti holandez Xavi Simons është lojtari i cili është duke i çmendur trajnerët e klubit katalunas.

Sidoqoftë, Xavi nuk është spanjoll, por holandez dhe është djali i ish-futbollistit Regillio Simons – i cili kaloi gjithë karrierën e tij duke luajtur në Holandë.

Megjithatë Regillio është një tifoz i Barcelonës dhe ai dhe gruaja e tij Peggy e kanë quajtur djalin e tyre pas heroit të tyre Xavi, shkruan Gazeta Blic.

Por duke i parë cilësitë e këtij 13 vjeçari i cili luan tek akademia “La Masia” e Barcelonës ne e kuptojmë që aftësitë e tij me topin me shumë kanë ngjashmëri me ato të Leo Messi.

Për më shumë detaje shikojeni videon më poshtë./Gazetablic.com

 

10/18/2017 08:46

Formacionet e mundshme: Barcelona – Olympiacos