Sporti

“Messi po konsideron seriozisht transferimin në Manchester City”

10/13/2017 10:21
nga:L H

Lionel Messi po konsideron seriozisht një ‘fillim të ri’ në Manchester City gjatës së ardhshme, raporton The Sun.

Sipas medias angleze ka një dyshim mes nënshkrimit të kontratës së rë apo një kapitull të ri të Messit në Manchester City, përcjell IndeksOnline.

Negociatat me Barcelonën kanë vazhduar për 18 muaj, por marrëveshja mbetet e panënshkruar.

Zyrtarët e Cityt u takuan me përfaqësuesit e Messit në disa raste, duke e bërë të qartë se e duan atë.

30-vjeçari është jashtë kontratës në Barcelonë verën e ardhshme dhe mund të nënshkruajë për Cityn në janar dhe të bashkohet falas në korrik.

City kuptohet se ka ofruar një tarifë prej 40 milionë funtesh dhe një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë mbi 500 mijë funte në javë.

Trazirat politike në Kataluni, të cilat pasuan votimet e fundit të referendumit jozyrtar, gjithashtu e detyruan Messin të merrte në konsideratë lëvizjen e tij të ardhshme të karrierës.

Kuptohet që ai është i pakëndshëm me supozimin e zakonshëm që ai duhet të mbrojë çështjen për pavarësinë e Katalonisë edhe pse ai nuk është shtetas spanjoll.

10/16/2017 23:37

Barcelona këmbëngul për yllin e Chelseat (Foto)