Sporti

“Messi është më i miri në histori”

03/20/2017 18:34
nga:L H

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, është më i miri në histori të futbollit dhe se arritjet e tij do të jenë vështirë të përsëritshme.

“Ne jemi duke e parë lojtarin më të mirë në histori”, pohoi ai për sajtin zyrtar të FC Barcelonës.

“Jemi mësuar ta shohim Messin tek luan kështu ndaj mendojmë se kjo është normale, por kur ai të ndalojë së luajturi të gjithë do ta shohim se çfarë ai ka bërë s’mund të përsëritet më”, ka shtuar Pique.

Messi në fundjavë arriti të shënojë dy gola në fitoren e thellë 4-2 të Barcelonës përballë Valencias, duke dhuruar një nga paraqitjet më të mira të tij të sezonit.

10/17/2017 17:42

Paulinho: Është nder të luaj me Leo Messin, lojtarin më të mirë në botë