Sporti

Messi e Neymar i kërkojnë Barcelonës të transferojë këtë lojtar (FOTO)

07/14/2017 22:48
nga:L H

Barcelona ka nevojë për disa përforcime pas sezonit të kaluar, i mbyllur vetëm me një trofe, Kupën e Spanjës.

Lionel Messi dhe Neymar i kanë thënë klubit të tyre lojtarin që ata duan ta kenë në ekip.

Pasi Ernesto Valverde ka marrë drejtimin e skuadrës, ai ka kërkuar disa lojtarë. Nga Marco Verratti te Hector Bellerin. Por duket se dy yjet e ekipit të tij e kanë gjetur futbollistin që do të donin ta kishin me çdo kusht në skuadër.

Sipas “Daily Express”, Lionel Messi dhe Neymar duan yllin e Tottenham, Dele Alli.

Katalanasit janë interesuar edhe për brazilianin e Liverpool, Philippe Coutinho dhe yllin e Borussia Dortmund Ousmane Dembele. Megjithatë, Messi dhe Neymar duan mesfushorin anglez në Barcelonë.

21-vjeçari ka qenë protagonist sezonin e kaluar me Tottenham duke realizuar 22 gola në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Për shkak të këtyre paraqitjeve, klubet më të mëdha të Europës janë vënë në lëvizje për Alli.

09/25/2017 13:48

Cavani refuzon 1 milionë euro për t’i lënë penalltitë Neymarit