Sporti

Messi i bën një befasi të keqe Enriques (FOTO)

06/07/2017 13:19
nga:L H

Më 30 qershor Lionel Messi do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzzo, në Rosario të Argjentinës, vendlindja e të dyve. Por ajo që spikat ka të bëjë me të ftuarit.

Jashtë saj qëndron ish-tekniku i Barcelonës, Luis Enrique dhe asnjë nga pjesëtarët e stafit teknik. Ndoshta një veprim i tillë i jep edhe shpjegim largimit të 47-vjecarit, mosmarrëveshje mes të dyve.

Ndërkohë, zyrtarisht të ftuar janë shokët e skuadrës, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët. Gjithashtu nuk kanë marrë ftesë as drejtuesit e klubit blaugrana.

Zyrtarisht numri i atyre që do të marrin pjesë në dasmë është 700. Messi dhe bashkëshortja e tij kanë kërkuar që të ardhurat të shkojnë për fondacionin e argjentinasit “Leo Messi” ku sulmuesi është president i saj.

06/22/2017 22:39

Messi apo Ronaldo, ja kush ka më shumë gola e asiste (FOTO)