Sporti

Mësohet më në fund arsyeja pse Ronaldo ka kërkuar largimin nga Reali

06/18/2017 16:43
nga:Gazeta Blic

Real Madrid dhe presidenti Florentino Perez janë fajtorët pse Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga klubi.

Sipas “El Confidencial”, Ronaldo ndihet i ‘tradhtuar’ nga Reali, pas kërkesës që mos të përdoret asnjë fotografi e tij në raportet për evazion fiskal. Kjo për faktin se ndikon keq në marketingun e Realit.

“El Confidencial” raporton se Ronaldo shpresonte që klubi të dalë publikisht në mbështetje të tij, që e bënë këtë vetëm me anë të një postimi në sajtin zyrtar.

Kjo nuk është e gjitha, sipas këtij burimi, Ronaldo ndihet i ‘tradhtuar’ pas asaj që bëri klubi pas akuzave për evazion fiskal, në veçanti Florentino Perez.

Gazeta spanjolle shkruan se Reali me urdhër të Perez ka kontaktuar gjitha mediat në Spanjë duke iu kërkuar që të mos përdorin fotografi të Ronaldos me fanellë të Madridit në raportet për akuzat për evazion fiskal.

Kjo kërkesë është bërë për shkak se klubi madrilen mendon se akuzat ndaj Ronaldos për evazion fiskal, ndikojnë negativisht në marketingun e klubit spanjoll.

Kjo duket se ka acaruar Ronaldon, i cili ndihet i tradhtuar dhe se dëshiron të largohet me çdo kusht nga “Santiago Bernabeu”.

Manchester Unitedi është skuadra ku portugezi mund të transferohet, pasi në vazhdimësi CR7 e ka përsëritur se një ditë dëshiron të rikthehet në “Old Trafford”.

12/15/2017 21:59

Ronaldo zbulon se kush e motivon në sukseset e tij