Showtime

Merr fund lidhja me Albanin? Reagon për herë të parë Çiljeta

08/12/2017 21:04
nga:D.I

Ditën e sotme u publikua një lajm rreth dyshimit për një ndarje të mundshme mes Albanit, portierit të “Partizanit” dhe Çiljeta Xhilagës.

Aludimi nga mediat rozë erdhi si pasojë e fshirjes së fotove të njëri -tjetri nga rrjetet e tyre sociale, çka u dyshua për një ftohje të marrëdhënies së tyre.

Mirëpo, ashtu siç mund ta prisnim ka ardhur edhe reagimi i Çiljetës.

E kontaktuar nga “revistawho.com” Çiljeta u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë lidhur me këtë histori.

Madje ajo zbuloi se ka vendosur t’i drejtohet gjykatës kundër mediave që sajojnë shpifje në emrin e saj.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, – përfundoi ajo./JOQ/

08/18/2017 10:59

Çiljeta një besimtare e madhe islame (Foto)